Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shantazh

07.12.2010, Ferizaj
Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve –DRP Ferizaj Ferizajt, kanë arrestuar dy të dyshuara S.K . (f/Kosovare /36 vjeçare) dhe SH.K.(f/Kosovare ,33 vjeçare) me dyshimin e bazuar se të dyshuarat kanë kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës I.V. (m/Kosovar 43 vjeç).
Për disa ditë rresht, dy të dyshuarat , në mënyrë sistematike e kishin shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash prej 30.000 Euro për të tërhequr padinë ndaj vëllaut të viktimës për një rast të mëhershëm i cili gjindet në paraburgim.
Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe të dyshuarat janë arestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga viktima.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarës së parë S.K. është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër SH.K.lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.
Imazhi mund të përmbajë: pemë, qiell, bimë, shtëpi dhe jashtë
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje