Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

 Shënohen arritje të rëndësishme në forcimin e sigurisë publike  nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe të vitit 2025

Prishtinë, më 30 dhjetor 2025

Gjatë kësaj periudhe të vitit 2025, Policia e Republikës së Kosovës ka realizuar me sukses objektivat strategjike dhe specifike të përcaktuara në Planin Zhvillimor Strategjik, duke shënuar rezultate pozitive në fusha të ndryshme të veprimtarisë policore.

Përmes angazhimit profesional të zyrtarëve policorë dhe menaxhimit efektiv institucional, Policia e Kosovës ka kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, mbikëqyrjen e kufirit shtetëror si dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët. Këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës dhe menaxhmentit të saj për garantimin e një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

 

Në vazhdim po ofrojmë të dhëna statistikore sa i përket veprave penale, rasteve dhe kundërvajtjeve:

Vepra penale, raste dhe incidente janar-20 dhjetor

2024

janar-20 dhjetor  2025 %
Vepra penale 27118 26157 -3.54
Raste të raportuara 45628 46560 2.04
Kundërvajtjet dhe rastet e natyrës më të lehtë 18510 20403 0.23

 

Numri i veprave penale ka shënuar rënie nga 27.118 në 26.157 ose -3.54%.

Në vijim paraqesim numrin total të veprave penale dhe disa nga statistikat krahasuese të krimit për këtë periudhë kohore janar-20 dhjetor 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

 

            STATISTIKA PËR DISA PREJ VEPRAVE PENALE MË TË VEÇANTA

 

Periudha krahasuese janar-20 dhjetor 2024 janar-20 dhjetor 2025 %
Vrasjet 17 18 5.88
Kanosje 2559 2393 -6.49
Lëndim i rendë trupor 205 221 7.8
Vjedhje 3596 3528 -1.89
Vjedhje e rëndë 2087 2027 -2.87
Grabitje 70 62 -11.43
Dhune në familje 2498 2443 -2.2

 

Statistikat krahasuese për periudhën janar-20 dhjetor 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar tregojnë në përgjithësi rënie të numrit të veprave penale:

  • Numri i vrasjeve është rritur për një rast, nga 17 raste në 18 raste;
  • Numri i rasteve kanosje, ka shënuar rënie nga 2559, në 2393, ose -6.49%;
  • Numri i lëndimeve të rënda, ka shënuar rritje nga 205, në 221, ose 7.8%;
  • Numri i vjedhjeve, ka shënuar rënie, nga 3596, në 3528 ose rënie për -1.89 %;
  • Numri i vjedhjeve, të rënda ka shënuar rënie, nga 2087 2027 ose rënie për -2.87%;
  • Numri i grabitjeve, ka shënuar rënie, nga 70 në 62, ose rënie për -11.43;
  • Numri i rasteve të dhunës në familje, ka shënuar rënie, nga 2498 2443 ose rënie për -2.2 %.

Gjatë kësaj periudhe kohore (janar-20 dhjetor 2025) janë konfiskuar 1882 armë, kurse në periudhën janar-20 dhjetor 2024, janë konfiskuar 1667 armë të ndryshme, ose 12.9% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës, në drejtim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh operative në terren, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik. Gjatë periudhës janar-nëntor 2025 janë evidentuar 95 aksidente fatale, 8,501 aksidente me lëndime dhe 14,540 aksidente më dëme materiale.

Ndaj shkelësve të rregullave në trafik, gjatë kësaj periudhe Policia ka shqiptuar 755,483 gjoba, prej tyre 55,809 shoferëve u janë vendosur pikë negative dhe 13,446 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për një periudhë të caktuar kohore bazuar në ligjet përkatëse.

Po ashtu, sipas raportit të Transport Community, i publikuar me 12 nëntor 2025, me të dhënat e vitit 2024, Kosova ka arritur rezultate pozitive edhe në sigurinë rrugore, duke pasur numrin më të ulët të viktimave për një milion banor në aksidente fatale, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe krimeve të rënda, gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2025, Policia e Kosovës ka shkatërruar 20 grupe kriminale, ka ngritur 964 kallëzime penale. Kurse, në fushën e luftimit të substancave narkotike, në formë tabelore paraqesim të dhënat e mëposhtme:

 

 

Lloji i substancave narkotike të konfiskuara janar- nëntor 2024 janar-nëntor 2025 Përqindja
HEROINË 27kg 883.94gr 1 kg 520.08 gr -94.55 %
KOKAINË 14kg 099.32gr 24 kg 260.47gr 72 %
MARIHUANË 1279kg 844.85gr 1314 kg 745 gr 3 %
EXTASY 3kg 791.2gr 186.14 gr -95.09%
Amphetamin/Methamph.-Speed 415.99gr 16.21 gr -96.10 %
Bimë kanabisi të shkatërruara 7,126 6587 -7.5 %
Fara kanabisi 26.5gr 676.6 2453 %
Substanca tjera narkotike 362kg 090.51gr 28 kg 539.59 gr -92 %

 

 

Gjatë trajtimit të rasteve të korrupsionit, krimeve ekonomike, narkotikëve e krimeve të rënda, në koordinim me organet e drejtësisë janë sekuestruar/ngrirë asete të ndryshme:

 

 

ASETET E NGRIRA/TË SEKUESTRUARA

janar- nëntor 2024 janar- nëntor 2025  

Përqindja

Shtëpi 1 8 700%
Banesa 66 218 230%
Lokale 4 36 800%
Garazhda 30 194 547%
Patundshmëri (toka) 29 397 1269%
Ngrirje e xhirollogarive 13 69 431%
Vlera e përafërt në euro 10.045.609 112.999.972 1025%

 

 

Disa nga aktivitetet/rezultatet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës: janë iniciuar 21 rate të reja, janë arrestuar 10 të dyshuar, 9 të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe janë adresuar në Prokurorinë Speciale 21 kallëzime penale dhe 5 raporte plotësuese.

 

Policia është angazhuar edhe në pjesën e sigurisë së përgjithshme të kufirit shtetëror dhe luftimin e krimeve ndërkufitare.

 

Disa nga statistikat që lidhen me çështje kufitare i paraqesim më poshtë:

 

Kategoria janar-nëntor 2024 janar-nëntor 2025 %
Hyrje/dalje të personave në kufi 28.084.060 31.646.582 13%
Mjete motorike të kaluar në kufi 8.874.029 10.178.779 15%
Refuzim të hyrjes në RKS 2.931 4.039 38%
Refuzim të daljes nga RKS 596 639 7%
Gjoba për kundërvajtje në fushën e migrimit dhe të huajve 965 949 -2%
Persona të kontrolluar në vijën e dytë 32.658 38.579 18%

 

Disa nga statistikat e veprave penale që lidhen me sigurinë në brezin kufitar dhe krimet ndërkufitare:

 

Natyra e rasteve 2024 2025 %
Raste të trajtuara në total 469 649 38%
Kundërvajtje 301 560 86%
Persona të arrestuar 514 633 23%
Persona të arrestuar me urdhëresë 1735 1779 3%
Armë zjarri të konfiskuara 60 69 15%
Municion (copë) 802 1669 108%
Kalim i paautorizuar i kufirit 113 105 -7%
Kontrabandë me emigrantë 9 12 33%
Posedim i paligjshëm i armëve 54 105 94%
Kontrabandë me mallra 56 54 -4%
Falsifikimi i dokumentit 22 40 82%

Vlen të përmendet se Raporti i Gallup Global Safety Report 2025, i publikuar në fillim të muajit shtator të këtij viti, ka renditur Kosovën ndër vendet më të sigurta, duke e pozicionuar të parën në Evropë dhe të tretën në nivel global për ndjenjën e sigurisë së qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.

Rezultate afirmative janë shënuar edhe në trajtimin dhe hetimin e sulmeve në Banjskë dhe në kanalin e Ibër Lepencit në veri të vendit, falë bashkëpunimit profesional me agjencitë tjera të sigurisë si ato vendore dhe ndërkombëtare.

Viti u karakterizua edhe nga thellimi i partneriteteve strategjike ndërkombëtare, vlenë të theksohet bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me Ambasadën Amerikane në Republikën e Kosovës. Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave, me pjesëmarrjen e rreth 800 zyrtarëve policorë dhe shërbimeve emergjente, dëshmoi gatishmërinë operacionale, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë e Policisë së Kosovës. Ky bashkëpunim forcon kapacitetet e reagimit ndaj situatave komplekse dhe e pozicionon Policinë e Kosovës si partnere të besueshme në arkitekturën ndërkombëtare të sigurisë.

Gjatë këtij viti Policia e Kosovës ka hartuar dhe zbatuar katër urdhra operativ për të ofruar siguri gjatë katër proceseve zgjedhore që janë organizuar dhe mbajtur në Republikën tonë.

Këto rezultate janë të lidhura ngushtë edhe me përkrahjen e vazhdueshme që Policia e Kosovës gëzon nga institucionet shtetërore dhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet tjera të sigurisë, të cilat së bashku krijojnë një sistem gjithëpërfshirës për garantimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe konstruktiv, si një faktor thelbësor në parandalimin dhe luftimin e dukurive kriminale dhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Njëkohësisht, Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë dhe falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të treguar ndër vite, duke konfirmuar përkushtimin e saj për të shërbyer me profesionalizëm, transparencë dhe përgjegjësi të plotë në interes të sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje