Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar inromacione se ka të shtëna me armë të zjarrit , ka marr veprimet e duhura policore dhe në dy raste të ndara, Ferizaj dhe Shtime, ka arritur të zbulojnë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri në ahengje familjare.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fyshek.
Personat e dyshuar me inicialet E.H (M/SH/K) 39 vjeçar dhe F.B (M/K/SH) 26 vjeçar , pasi janë intervistuar nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt , ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ‘’ dhe ‘’Armëbajtje pa leje’’ , ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni. Rastet janë në priocedurë të mëtejme hetimore.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit , të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse çdo shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut, çdo plumb i shkrepur, godet një cak.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje