Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shoqërohen pesë persona për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore

Prishtinë, 10 qershor 2015

Sot me 10.06.2015 në orët e pasdites, Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante në qytetin e Mitrovicës sipas detyrave dhe autorizimeve zyrtare ka ndaluar pesë (5) persona.
Të njëjtit janë duke u intervistuar për një rast të cilin Policia e Kosovës (PK-ja) është duke e hetuar. Ndërsa informacioni i publikuar në disa media se urdhërdhënësi i arrestimit është Ministri i Punëve të Brendshme nuk qëndron dhe siç është e njohur ligjërisht Policia e Kosovës ndërmerr të gjitha veprimet e saja konform autorizimeve ligjore që ka dhe në koordinim me Prokurorin kompetent, njëjtë siç është vepruar edhe në këtë rast. Njëri ndër të ndaluarit është edhe z.Kelmendi, i cili është shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit në rastin konkret.Personat e ndaluar janë shoqëruar për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-se 

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje