Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shpërndarja e broshurave

Gjakovë: 12.05. 2021
Datë 11.05.2021, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Malishevë, përkatësisht Njësia e Komuniteti së bashku me patrullën sektoriale të qytetit të Malishevës, po ashtu dhe zyrtarët policor nga Stacioni policor – Gjakovë, në kuadër të implementimit të Projektit “Bombolat e gazit vrasin” ka vizituar disa restorante, kafene dhe biznese dhe kanë bërë shpërndarjen e broshurave vetëdijesuese “Bombolat e gazit vrasin“ me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve, bizneseve rreth përdorimit të tyre dhe rrezikut që vije nga bombolat si dhe hapat që duhet ndërmarr dhe mënyra ligjore e përdorimit të tyre.
Janë shpërndarë rreth 40 broshura vetëdijesuese dhe janë vizituar një nunër i konsideruar i bizneseve afariste. Kjo shpërndarje dhe vizitë do të vazhdoj dhe në ditët në vijim, edhe në qytetet tjera që janë në kuadër të Drejtorisë rajonale – Gjakovë.
Shpërndarja e këtyre broshurave dhe kujdesi nga Policia e Kosovës është mirëpritur nga pronaret dhe punëtorët.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje