Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shqiptimi i masave ndëshkimore për përdorimin e kundërligjshëm të pajisjeve sinjalizuese

Stacioni Policor në Gjakovë ka identifikuar personin me inicialet E. M., i cili në rrjete sociale ka publikuar pamje të veturës së tij private të pajisur me sinjalizim të posaçëm (drita me intensitet të ndryshueshëm). Këto pajisje, sipas legjislacionit në fuqi, lejohen të përdoren vetëm nga mjetet e autorizuara me ligj.
Bazuar në Ligjin 08/L-186, neni 173, paragrafi 5, ndaj personit në fjalë janë shqiptuar masat ndëshkimore si vijon:
• gjobë: 500 euro
• pikë negative: 3 pikë
• masa mbrojtëse: ndalimi i drejtimit të mjetit (patentë shoferit) për 3 muaj.
Policia e Kosovës fton qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos përdorin pajisje të paligjshme në automjetet e tyre, të kontribuojmë në sigurinë rrugore duke zbatuar ligjin.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje