Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Siguria rrugore dhe parandalimi i aksidenteve vazhdon të mbetet prioritet i Policisë së Kosovës!

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri Nr. 08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor, Policia e Kosovës ka vazhduar me aktivitetet sensibilizuese në teren dhe zbatim të këtij ligji, ku nga data 03.04.2024 kur ka hyrë në fuqi ky ligj e deri me datë 11.04.2024 janë shqiptuar gjithsejtë 15,347 kundërvajtje, ku në fokus kanë qenë kundërvajtjet që paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik dhe janë shkaktar më të shpeshtë të aksidenteve.
· 6,923 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë
· 1,205 kundërvajtje për mos përdorim të rripit të sigurisë
· 639 kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë ngasjes
· 63 kundërvajtje për tejkalim në vijë të plotë apo vende të ndaluara
·18 kundërvajtje për ngasje nën ndikim të alkoolit
Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’iu përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca në rrugë, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet dhe rregullat e trafikut, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimit të aksidenteve, në veçanti atyre me lëndime dhe pasoja fatale.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje