Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sonte me datë 15.11.2020, në ora 16:30, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

“Sonte me datë 15.11.2020, në ora 16:30, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kolegjin “Tempulli”, dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit (AMRKS), bënë mbylljen e javës botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor.
Policia e Kosovës është fuqishëm e përfshirë në aktivitetet dhe fushatat e ndërgjegjësimit lidhur me sigurinë rrugore, me qëllim vetëdijësimin e pjesëmarrësve në trafik për rrezikun dhe pasojat që mund të shkaktohen nga sjelljet e papërgjegjshme.
Vetëm duke respektuar rregullat e trafikut dhe duke u përqendruar mund të zvogëlohet numri i viktimave në trafikun rrugor.
Policia e Kosovës jo vetëm tani, por në vazhdimësi do të punoj me përkushtim, bazuar në ligjet e aplikueshme në vend për ofrimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë, përfshirë këtu edhe masat e parapara ligjore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit sa më efikas në trafikun rrugor.”

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje