Sot, me datёn 30.04.2026, nё një shkollё të mesme nё Pejё ёshtё mbjatur njё punëtori në kuadër të projektit “Errësira–drita”, ku fillimisht është realizuar një ligjëratë me nxënës mbi fuqinë e mesazhit pozitiv dhe komunikimit mes bashkëmoshatarëve.
Si pjesë e projektit ishte që nxënësit të shkruanin nga një mesazh të shkurtër me përmbajtje motivuese dhe ndërgjegjësuese. Mesazhet u mblodhën dhe nga to u krijua një top letre dhe u zhvillua loja me hedhje të topit mes nxënësve. Nxënësi që e pranonte topin, lexonte me zë mesazhin dhe ndante shkurt mendimin e tij.
Aktiviteti u zhvillua në formë loje me elemente garuese, ku u veçuan nxënësit më aktivë dhe me mesazhet më domethënëse. Qëllimi ishte nxitja e mendimit pozitiv, bashkëpunimit dhe vetëdijesimit për zgjedhje të shëndetshme.
