Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot me datë 27.07.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj ka vizituar disa kadetë policor të gjeneratës së 55-të të Policisë së Kosovës

Sot me datë 27.07.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj ka vizituar disa kadetë policor të gjeneratës së 55-të të Policisë së Kosovës të cilët ishin duke mbajtur pjesën praktike të trajnimit kontrollimi i turmave në AKSP. Qëllimi  i vizitës ka qenë përcjellja nga afër e punës që po bënë Policia e Kosovës në trajnimin e kadetëve policor, me zhvillimin e trajnimit online dhe pjesës praktike që po realizohet në akademi nga instruktorët policor.
 
Drejtori i Përgjithshëm z. Qalaj, gjatë komunikimit me kadetët  ndër tjera ka veçuar se në rrethanat në të cilat gjendemi, kërkohet nga të gjithë që të jemi shumë të kujdesshëm në këtë kohë pandemie dhe të respektohen me përpikëri masat mbrojtëse. Njëkohësisht kadetëve dhe personelit  Drejtori Qalaj iu dëshiroj shëndet, suksese dhe përfundim sa më të shpejtë të trajnimit, pasi mezi presim që kadetët policor ti bashkëngjiten Policisë së Kosovës.

 

Statstikat e përgjithshme: 2020-07-08
2
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
712
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
23
Arrestime
16
Ne Mbajtje