Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot, mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës janë vaksinuar me vaksinën kundër ‘COVID-19’

Sot, mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës janë vaksinuar me vaksinën kundër ‘COVID-19’.
Me këtë veprim ata dhanë mesazhin se “Duke u vaksinuar, ju mbroni veten dhe të tjerët, dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në parandalimin e virusit”.
Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës ka hartuar Planin e veprimit për vaksinimin e personelit policorë me rrezikshmëri të lartë ndaj ‘COVID 19’, dhe trajnimin e stafit mjekësor të DSHSH-së për aplikimin e vaksinimit , gjithjnë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër ‘COVID-19’ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje