Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot në Bresanë të Dragashit, në gjendje të rënduar shëndetësore, u gjet gruaja e moshuar raportuar si e zhdukur

Prizren, 19 Mars 2024
Më 18 mars 2024, në Stacioni Policor në Dragash, një person nga fshati Bresanë, ka raportuar se nëna e tij R.R. e lindur më 1954 është larguar nga shtëpia gjatë natës dhe edhe pse është kërkuar nga familjarët nuk kanë mundur ta gjejnë.
Sipas ankuesit viktima është larguar nga shtëpia me datë 18.03.2024 rreth orës 02:15 dhe kanë nisur menjëherë kërkimet. Kërkimet kanë zgjatur deri në orët e mëngjesit nga familja dhe fqinjët, por pa sukses.
Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, gjatë ditës kërkimit i është bashkuar edhe një ekip vullnetar nga Prizreni, por nuk është arrit që të gjendet personi i raportuar si i zhdukur.
Më datë 19.03.2024, policia ka angazhuar prapë një ekip nga Sektori i hetimeve dhe hetimore dhe policë të Sektorit për t’iu bashkuar banorëve të fshatit Bresanë dhe ekipit vullnetar për kërkime të cilët vazhduan kërkimin.
Lidhur me rastin komandanti i Stacionit Policor të Dragashit u takua me Kryetarin e Komunës dhe Drejtorin e Situatave Emergjente, ku u ra dakord të dërgohej një apel për ndihmë në kërkimin masiv nga institucionet dhe banorët e fshatrave Opojës.
Sot me datën 19.03.2024 rreth orës 14:10 min nga ekipet policore të cilit ishin në teren kemi pranuar informatën se në një rrugic fshati, në fshatin Bresanë, gruaja e raportuar e zhdukur është gjetur e gjalle por në gjendje të rënduar shëndetësore, ajo fillimishë është dëguar në Qendrën e Mjëkësisë Familajre në fshatin Bresanë dhe pas tretmanit mjeksor fillestar, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshem mjeksor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje