Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot në Malishevë, u prezantuar raporti tremujorë i punës së stacionit policor

Sot, më 19.04.2024, në ambientet e Stacionit Policor Malishevë, me ftesë të Drejtorit Rajonal të Policisë (DRP)- Gjakovë kolonel Lumni Graishta, u prezantua raporti tremujorë, ku morën pjesë stafi komandues nga DRP Gjakovë, kryetari i komunës së Malishevës z.Ekrem Kastrati dhe përfaqësues nga DKA Malishevë.
Në takim, komandantëve të Stacione Policore Rahovec, Malishevë dhe Trafikut Rrugor, iu ndanë Mirënjohje për menaxhimin dhe udhëheqjen e suksesshme të detyrave e aktiviteteve policore. Po ashtu, drejtori i DRP Gjakovë, ndau një mirënjohje për arsimtarin Bashkim Halitaj, i cili më datë 23.03.2024 me guxim dhe vigjilencë kishte arritur të parandalojë një incident të armatosur në afërsi të shkollës së fshatit.
Përveç analizës së raportit tremujorë, të pranishmin në takim u dakorduan edhe për avancimin e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe mekanizmave tjerë, përfshirë qeverisjen lokale me qëllim ngritjen e shkallës së sigurisë në zonën e tyre të përgjegjësisë. Nga ana e tij kryetari i komunës z.Ekrem Kastrati pas falënderimit për punën e shkëlqyer në sferën e sigurisë në komunën e Malishevës, ndau një mirënjohje për Drejtorinë Rajonale të Policisë së Gjakovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje