Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Stacioni policor në Kacanik mban ligjërata në shkolla

Policia në Kacanik , bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, ka mbajtur një ligjeratë në shkollën e mesme të ulët ” Emin Duraku ” në Kacanik me tema të ndryshme si : ” Siguria në komunikacion” , “Huliganizmi në shkolla ” dhe “Ngacmimet seksuale”.
Ligjëratat po mbahen nga ana e intruktorëve- zyrtarëve policor nga ky stacion, të trajnuar enkas për këto ligjerata.
Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.
Gjithashtu , nxënësit u njoftuan për detyrat dhe përgjegjësitë që zbaton Policia në fushën e parandalimit ashtu edhe të reagimit, përkatësisht trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkaktojnë këto dukuri.
Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit duke qenë interaktiv në temat në lidhje me këto dukuri.
Kësisojë, policia do të vazhdojë të mbajë ligjerata edhe në shkollat tjera të këtij rajoni!
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje