Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Stacioni Policor Prizren-Veri prezantoi raportin vjetor dhe nderoi me mirënjohje anëtarë të KLSP-ve

Prizren, 19 shkurt 2026
Stacioni Policor Prizren-Veri, që është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, ka prezantuar sot raportin vjetor të punës për vitin 2025, në një takim të mbajtur në prani të Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, Kolonel Faton Alija, Major Vebih Zekolli, anëtarëve të Këshillave Lokale për Siguri Publike (KLSP) dhe zyrtarëve të tjerë nga Drejtoria Rajonale dhe Stacioni.
Takimin e hapi Komandanti i Stacionit, Kapiten Haxhi Kabashi, i cili u pasua nga fjala përshëndetëse e Drejtorit Rajonal, Kolonel Faton Alija.
Komandanti i Stacionit prezantoi objektivat strategjike të vitit 2025, të arriturat gjatë vitit 2025 si dhe objektivat për vitin e tanishëm, duke theksuar:
Në raport u theksua se gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, është shënuar një ulje e numrit të veprave penale dhe rritje e patrullimeve. Vlen të theksohet se shkalla e zbulueshmërisë në vitin 2025 ka qenë 86.6%, një përqindje shumë e lartë dhe më e madhe se në vitin 2024. Po ashtu, gjatë vitit 2025, ashtu si edhe në vitin 2024, nuk është shënuar asnjë rast vrasjeje dhe asnjë rast grabitjeje në zonën e përgjegjësisë së këtij stacioni, çka konsiderohet një arritje e rëndësishme në fushën e sigurisë publike.
Rezultatet e arritura gjithashtu përfshijnë ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, sigurinë në shkolla, komunikacionin, parandalimin e veprave penale dhe menaxhimin e situatave emergjente.
Në fund, Komandanti i Stacionit mori një mirënjohje për punën e tij gjatë vitit 2025 dhe gjithashtu ndau mirënjohje për stafin e tij, si dhe për tre anëtarë të KLSP-ve që kanë qenë më aktivë dhe kanë kontribuar më së shumti në sigurinë publike.

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "e el eme e Brendshme Ministarstvo Peveria Vlada Government Policia Regionalna Direkcija Policije Prizren Regional Directorate of Police Prizren Drejtoria Kosoves Policija Unutrašnjih asujh Poslova Ministry Kosova Kosovo Police Rajonale Palicios Policise- Prizren Internal Affairs POLICE Regionalna Direkcija Polic Drejt jonale e Policisë- Prizren izren Remional Direc of Police Prizren KmEЛoTOE"
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "te Brendshme Qeveria Qeveria-Vlada suva Policia Kosoves Ministarstvo Unutrašnjih Poslowa Ministry of Vlada Republic es of Government Kosovo alna Direkcija Policije Drejtoria! Rajonale Policija Kosova Prizren Policise- Kosovo Internal InternalAflairs Aflairs Regional Directorate of Police Prizren Prizren Police POLICE Drejtoria Rajonale e Policisë- Prizren ccija Policije Prizren / Region ctorate of Prizren ជមរ VOI SCE"
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "tria Puneve Republika republika Kosoves Kosova Vlada Republic of Brendshme Qev Qeveria Policia Ministarstvo Unutrašnjih Poslova Minisiy of Intemal Affairs -Government Kosovo Regionalna Direkcija Policije Rajonale Policise- Kosova Kosovo Police Drejtoria Kosovës Policija Prizren Regional Prizren Directorate of Police- Prizren POLICE Drejto Ina Direkcija Polia jonale e Policisë- Prizren zren Reg Directorat ice Prizren የወጅምን"

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje