Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

STOP DROGAVE – Policia në Prizren zhvillon fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Prizren, 30 prill 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e udhëhequr nga koordinatori i projekteve, së bashku me zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Prizrenit, zyrtarë nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë (DHTN) të rajonit të Prizrenit, si dhe ekipin policor K-9 “Perëndimi” nga njësitë speciale policore, ka realizuar sot fushatën kundër narkotikëve me projektin “Errësirë – dritë”.
Aktiviteti është zhvilluar në një shkollë të mesme në Prizren, ku morën pjesë nxënësit dhe psikologu i shkollës. Fillimisht, nxënësit u njoftuan me projektin dhe mesazhin senzibilizues “STOP DROGAVE”, përmes një ligjërate vetëdijesuese. Më pas, nxënësve iu dha mundësia të japin mesazhet e tyre kundër drogave, të cilat u lexuan gjatë aktivitetit.
Pas ligjëratës, në hapësirat e brendshme të shkollës, u prezantua njësia policore K-9. Zyrtarët e kësaj njësie demonstruan simulimin e gjetjes së substancës narkotike të fshehur paraprakisht, duke treguar nga afër rolin e qenit policor në identifikimin e substancave narkotike dhe rëndësinë e kësaj njësie në luftën kundër dukurive negative.
Ky aktivitet ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e drogave dhe të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve arsimore dhe Policisë së Kosovës në krijimin e një mjedisi më të sigurt për rininë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje