Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sulm ndaj personit zyrtar

Prizren, 17 Shtator 2022
Me datë 17 shtator 2022, rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatë se një person nga Lagja Dardania në Prizren ka sjellje agresive dhe është mbyllur ne dhomë me një thikë ne dorë, familjaret janë frikësuar se mos po e lëndon veten apo dikë tjetër dhe kanë thirr ndihmën e policisë.
Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vendin e ngjarjes, janë munduar të komunikojnë me të dyshuarin, por ai edhe më tej ka qenë agresivë dhe nuk i ka përfill urdhrat e policisë e as të familjarëve .
Pasi që dyshohet se personi ishte nën ndikimin e narkotikeve është kërkuar që në vendin e ngjarjes të asistoj një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejt dhe autoambulanca .
I dyshuari ka sulmuar me thikë zyrtarët policor e Njësisë së Reagimit të Shpejt, gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll.
Në këtë rast tre zyrtar policor kanë marr lëndime trupor me thikë, por jashtë rrezikuat për jetë, të lënduar janë kryesisht në duar dhe krah .
Njëri nga policët dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, njëri ndalet në Spitalin Rajonal në Prizren , dhe njëri lirohet për trajtim në shtëpi.
I dyshuari , mashkull, 37 vejqar është arrestua, thika është sekuestruar..
Të gjitha njësinë përgjegjëse kanë dal në vendngjarje, përshirë edhe Njësinë Kundër Trafikimit me Narkotikë.
Me urdhër të Prokurori Kujdestar i dyshuari ndalet për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime në Njësin rajonale të Hetimeve në Prizren..
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje