Skenderaj, 10 qershor 2025
Sot, me datë 10.06.2025 në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike ( PRQP) ndaj eskortës se Kryeministrit gjatë vizitës në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policor të Stacionit Policor Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.
Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policor për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.