Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim i Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe Këshillin Lokale për Siguri Publike

Gjilan, 28 shtator 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e Integruar e Policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi dhe plani i veprimit, me datën 27.09.2022 ka marr pjesë në një takim të përbashkët mes KFOR-it Turk me seli në Gjilan dhe Këshillin Lokal për Siguri Publike të lagjes ,,Avdullah Presheva’’ në Gjilan.
Në takim është diskutuar në lidhje me koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, vazhdimësinë e tyre me qëllim të ngritjes dhe promovimit të Këshillit Lokal për Siguri Publike si dhe realizimin e projekteve që kanë ndikim në ngritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetareve.
Komandanti i KFOR-it Turk për komunën e Gjilanit Kapiten Ergin Binkuyu në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për punën dhe aktivitetet e KLSP-së së lagjës ,,Avdullah Presheva’’ ku anëtare të këtij këshilli janë edhe zyrtaret policor në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan ka ndarë një letër falënderim për punën dhe angazhimin e këtij këshilli.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret.
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje