Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim me forumin e sigurisë KLSP Lubizhd Prizren

Sot me 14 janar 2022, ne kuadër te bashkëpunimit me forumet e sigurisë (KLSP) e fshatit Lubizhd te Prizrenit, është mbajtur takimi i rregullt, të cilin e udhëhoqi kryetarit Nehat Vehapi. Ne ketë takim morën pjesë edhe anëtaret e këtij forumi nga fshatrat: Lbizhid,Skorobisht,Graincar,Novoselane dhe përfaqësuesi nga lagja Dardania Prizren. Ne ketë takim morën pjese edhe përfaqësues të policisë nga stacionit policor Prizren VERI.
Kryetari I këtij forumi zotëri Nehat Vehapi, para te pranishme prezantoi aktivitetet e këtij forumi gjate vitit 2021 si dhe falënderoj te gjithë anëtaret për kontributin e dhen ne ketë forum duke e përshëndet edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me policin e Kosovës.
Gjate këtij takimi nga te pranishmit janë shfaqur edhe disa shqetësime, te cilat kohëve te fundit janë prezentë e qe paraqesin shqetësim për qytetaret e këtij lokaliteti e si:
Problemi me rrymën elektrike, Qenet endacak qe paraqesin rrezik për fëmijët te cilët shkojnë ne shkolla e sidomos ata ne orët e mëngjes dhe ne mbrëmje gjatë kthimit ne shtëpi,
Problemi I rrymës u përmendë ne te gjitha fshatrat, po me theks te veçantë ne fshatin Graincare, ku paraqet rrezik për qytetarë, ku me kohe është njoftuar KESK dhe KESD ne Prizren, por një gjë e tillë nuk është evituar ende.
Kërkohet qe te ketë patrullim te shtuar nga ana e policisë ne ketë zone me qellim te parandalimit te dukurive negative.
Nga ana e policisë është vlerësua bashkëpunimi i ndërsjellët, i siguruam anëtaret dhe kryetarin e këtij formimi qe do te vazhdohet me aktivitet e policisë duku u aplikuar praktikat ma te mire te policimit ne bashkësi se dhe ato te udhëhequra ne Inteligjenca si dhe takimet tona do te jene te rregullta ne frymën e bashkëpunimit me komunitetin ne përgjithësi, më qellim te parandalimit te dukurive negative.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje