Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Basri Shabani me stafin e tij të lartë, sot në ora 09:00 zhvilloi një takim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj z. Shukri Jashari me bashkepunëtorë.
Ky takim u mbajt në ambientet e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Në këtë takim , veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt, ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen dhe të koordinohen aktivitetet e përbashkëta të Prokurorisë dhe të Policisë Rajonale në disa fusha, me theks të veçantë, në parandalimin e prerjeve të pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve, dukuri kjo që po e përcjellë rajonin e Ferizajt ndër vite .
Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje tjera në aspektin e sigurisë që policia ti shton aktivitetet e saja edhe në fusha tjera si : grumbullimi i informacioneve për vjedhjet dhe vjedhjet e rënda, grabitjet, krimin e organizuar, drogat, informacione rreth kapjes së personave të kërkuar me urdhëresë nga gjykata etj .
Në fund të këtij takimi u përcaktuan edhe prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim me qytetarët dhe apelon te qytetarët që, saherë kanë informacione për kriminalitetin në përgjithësi, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.