Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim virtual i u.d. drejtorit të Përgjithshëm të PK-së z. Samedin Mehmeti me manaxhmentin e lartë të PK-së

Prishtinë, 28 tetor 2020

Sot, më 28.10.2020, u.d. drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Samedin Mehmeti, ka mbajtur një takim virtual me drejtorë të departamenteve dhe Drejtorive Rajonale Policore (DRP), përfshirë Drejtoritë Rajonale të Policisë Kufitare.

Tema kryesore që u diskutua është situata epidemiologjike në vend e trajtuar në aspektin policor.

U.d. drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Mehmeti, pas një përshëndetje me pjesëmarrësit nga pozita e re, kërkoi angazhime të shtuara të udhëheqësve të DRP-ve në zbatim të ligjit për ‘ Parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19’, pjesa që i përket policisë. Ai, ndër të tjera kërkoi menaxhim më efikas me personelin policor dhe po ashtu potencoi se diplomimi i gjeneratës së re të PK-së në fundjavë do të jetë një ndihmesë e madhe për punën në teren dhe kërkoi që policët e ri, të angazhohen menjëherë në teren në dy ndërrime.
U.d. drejtori i Përgjithshëm, z. Mehmeti, foli edhe rreth çështjeve logjistike përfshirë furnizimi më vetura të reja të cilat janë një ndihmesë teknike në kryerjen e detyrave policore. Po ashtu, kërkoj edhe angazhime e aktivitete më të mëdha lidhur me rastet e emigrantëve që vijnë nga vendet e lindjes së afërt.
Më pas, në takim prezantuan me fjalime pjesëmarrësit tjerë, drejtorët e departamenteve dhe ata nga DRP-të dhe nga Drejtoritë Policore Kufitare.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje