Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takimi me drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE

Zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Faton Pllana me stafin e tij ka pritur në takim z.Edward Anderson, Drejtor i Departamnetit për Siguri Publike të OSBE-së në Kosovë.
Në këtë takim është diskutuar situata e sigurisë në rajon, e cila është vlerësuar të jetë e qetë.
Gjithashtu u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të policisë së rajonit të Ferizajt dhe OSBE-së në përkrahje dhe mbështetje të disa projekteve dhe trajnimeve të avancuara për policinë e rajonit gjatë vitit 2022.
Ndërsa do të vazhdojë mbështetja dhe përkrahja edhe për vitin 2023 rreth projekteve me komunitetin dhe trajnimet që do të organizon OSBE për policinë rajonale të Ferizajt.
Zëvendësdrejtori Rajonal, Nënkoloneli Faton Pllana e ka falenderuar drejtorin e Deparatamentit për Siguri Publike në OSBE për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të policisë rajonale të Ferizajt rreth prokejteve të policisë në bashkësi , trajnimeve të ndryshme në fushën e hetimeve, fushën e informimit publik etj.
Policia rajonale e Ferizajt do të bëjë një analizë të nevojave për trajnime të avancuara dhe do të kërkoj mbështetje që edhe gjatë vitit 2023, OSBE të organizon trajnime për policinë në fushën e sigurisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje