Stafi komandues i stacionit policor të Shtimës, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji, ka zhvilluar një takim me KKSB-në në Shtime.
Takimin e kryesoi , nënkryetari i kësaj komune , ndërsa pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe : përfaqësues të KFOR-it, FSK-së , Bashkësisë Islame , përfaqësues të bizneseve, forumet e sigurisë KLSP-të, drejtorë të drejtorive të komunës dhe anëtarë të tjerë të KKSB-së.
Në këtë takim , veç tjerash është diskutuar edhe situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë dhe stabile në komunën e Shtimes, ndërkaq është paraqitur nevoja e nisjes së fushatës së vetëdijesimit të qytetarëve / drejtuesve të automjeteve për sigurinë në komunikacion, parandalimin e vjedhjeve nga shtëpitë , me theks të veçantë të bashkatdhetarëve, vetëdijesimin për parandalimin e përdorimit të armëve nëpër ahengjet e ndryshme familjare, parandalimin e zjarreve, siguria në pishina dhe dukuri tjera negative, që nga e kaluara e kanë përcjellë shoqërinë tonë.
Stacioni policor i Shtimes , do të vazhdojë me aktivitete të tilla, të parapara me këtë strategji dhe të koordinuara me akterët , si në këtë takim, që sezona e verës të kalohet pa incidete dhe aksidente në komunikacion.