Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takimi me komunitetin sportiv

Stacioni policor i Ferizajt, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar pikës 2.4 të Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji, ka zhvilluar një takim me komunitetin sportiv të Ferizajt.
Në këtë takim, kanë marr pjesë: klubet e futbollit të Ferizajt ,klubi i karatesë, klubi i notit, klubi i volejbollit, klubi i kik-boksit, klubi i peshkatarëve.
Nga policia morën pjesë: shefi i operativës, mbikëqyrësit dhe policët e sektorit të stacionit policor të Ferizajt .
Në këtë takim, veç tjerash janë diskutuar sfidat që e kanë përcjellë sportin e rajonit të Ferizajt, shkak edhe i Pandemisë COVID-19.
Në përgjithësi situata është vlerësuar e qetë dhe stabile, ndërkaq komuniteti sportiv ka kërkuar përshpejtimin e procedurave, për sigurimin e ndeshjeve sportive, që kërkesat dhe aprovimi i tyre, të bëhet përmes sistemit elektronik.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, të parapara me këtë strategji edhe nëpër komunat tjera të rajonit të Ferizajt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje