Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Të shtëna me armë në një gazmend, ndalohet i dyshuar dhe sekuestrohet arma në Prizren

Prizren, 31.07.2025
“ Festo me zemër, jo me armë”.
Më datë 30.07.2025, rreth orës 21:05, Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Liman Shala” në Prizren, gjatë zhvillimit të një gazmendi familjar, dyshohej për të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur katër gëzhoja të armës me gaz (pistoletë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë sekuestruar armën e dyshuar.
Personi i dyshuar J. Q. Mashkull 23 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është lëshuar urdhër për ndalimin e tij për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit është filluar hetimi për veprat penale:
• Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe
• Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim që cenon rendin dhe sigurinë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje