“Festo me zemër, jo me armë”.
Sektori i hetimeve në Suhareke përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se me datë 15.11.2025, në një aheng familjar në fshatin Savrovë K Suharekë ka pas te shtëna me armë zjarri.
Më datë 24.11.2025, rreth orës 08:10, Policia në Suharekë, në konsultim me Prokurorin Publik të shtetit ka hartuar plani ku është kontaktur deshmitari si organizator i ahengut dhe gjatë bisedes me dëshmitarin, policia ka kuptuar se personi i dyshuar, cili kishte shtën me armë zjarri ishte vëllai i dëshmitarit (i dyshuari), i cili momentalisht gjendet në shtetin e Gjermanis ku punon dhe vepron.
Dëshmitari është intervistuar dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin kujdestar është liruar, ndërsa i dyshuari do të kontaktohet pasi të vijë në Kosovë.
Si prova materiale lidhur me rastin janë sekuestruar:
1. Pistoletë me gas, të prodhuesit ZORAKI 917, kalibri 9 mm, & një karikator
2. Pistoletë AREX Delta dhe një karikator, dy (2) fishek kalibrit, (9 x 19 si dhe shtatë (7) copë fishek kalibrit 9 mm.
Ndaj të dyshuarit është filluar hetimi për veprat penale:
•Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe
•Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim që cenon rendin dhe sigurinë.