Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tentim vrasje ne rrugën “Rexhep Kabashi”në Prishtinë

Prishtinë, 24  2014 –Mbrëmë rreth orës 22:45, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:

o L. Sh, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Duke bërë kështu identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

H. S, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

Lidhur me rastin në fjalë, ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë: 

Një pistoletë Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe 

një karikator me tre fishekë.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore. 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje