Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tentoi të lidhë kontratë në noteri, për shitblerje të pronës rreth 800 mijë euro, përmes dokumentit të falsifikuar, arrestohet nga krimet ekonomike të Policisë në Prishtinë

Prishtinë, 10 Nëntor 2021
Hetues të Policisë së Kosovës nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, sot me datë 10.11.2021 pas shumë veprimeve hetimore-operative dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente kanë arrit të sigurojnë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personi i dyshuar me iniciale (Sh.B.) ka falsifikuar dokumentin (Aktin Noterial “Autorizimin” për shitblerje të pronës në vlerë rreth 800,000.00 € (tetëqind mijë euro), kinse i njëjti dokument është Noterizuar nga një Noteri në Prizren dhe me Autorizim të falsifikuar ka tentuar të lidh kontratë te një Noteri tjetër në Prishtinë, për shitblerjen e pronës në vlerë rreth 800,000.00 euro me blerësin (viktimën) me iniciale (A.H). Pas verifikim dhe kontaktit me kompetentët është konstatuar që bëhet fjalë për një Autorizim të falsifikuar, me ç ‘rast janë vënë në dijeni autoritetet për veprimet e dyshuara si të kundërligjshme.
Hetuesit policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prishtinës, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme profesionale hetimore kanë siguruar dëshmi relevante nga kompetentët, duke konfirmuar se prona e cila ka qenë objekt i shit-blerjes (është në pronësi të dikujt tjetër dhe jo të personit që ceket në Autorizimin e falsifikuar) dhe me këtë dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale. Hetuesit kanë siguruar prezencën e personit të dyshuar i cili është intervistuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se:
Më këto veprime i dyshuari me iniciale (Sh. B.) dyshohet se ka kryer veprat penale:
“Mashtrim” nga neni 323 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në konsultim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sot me datë 10.11.2021 i dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në Polici dhe me Vendim mbi ndalimin, është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje