Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tentoi t’i shmanget policisë – Arrestohet personi i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Mitrovicë e jugut 09 gusht 2025
Gjatë natës, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi është realizuar pasi patrulla e Njësisë së Trafikut Rajonal, rreth orës 03:00, gjatë një pikë-kontrolli në rrugën “Ulqini”, ka tentuar të ndalojë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari. Fillimisht i dyshuari nuk iu është bindur urdhrit të patrullës policore, duke vazhduar lëvizjen.
Patrulla policore, me mbështetjen e njësive tjera, është vënë në ndjekje të tij, në një moment, i dyshuari ka braktisur automjetin dhe, në përpjekje për t’u larguar, ka tentuar të fshehë armën duke e hedhur nga trupi.
Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të njësive policore, i dyshuari është arrestuar dhe është gjetur arma e llojit pistoletë me shtatë fishekë.
I dyshuari (m/k/sh), pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje