Thirrje drejtuar qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve
Mitrovicë Veri , 18 Shtator 2025
Më datën 18.09.2025, rreth orës 09:20, në Stacionin Policor në Zubin Potok, është paraqitur ankuesi M/S/K i cili ka raportuar një rast mashtrimi, ku ai është kontaktuar nga një person i panjohur, i cili është prezantuar rrejshëm në emër të ZV.Drejtorit të DRP Mitrovicë Veri, Nënkolonel Veton Elshani, dhe ka kërkuar ndihmë financiare. Viktima ka dërguar shumën prej 1.000 euro në adresën që i është kërkuar, ndërsa pas dërgimit të parave i dyshuari ka ndërprerë komunikimin.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrim”, ndërsa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me hetime.
Raste të ngjashme me thirrje të rrejshme janë raportuar edhe më parë në qytete të ndryshme të Kosovës, si në jug ashtu edhe në veri, ku persona të dyshuar kanë kërkuar mjete financiare në emër të ZV.Drejtorit Elshani.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos bien pre e mashtrimeve telefonike apo përmes mesazheve të dyshimta, të cilat janë raportuar kryesisht nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, apo çfarëdo telefonate të dyshimtë.
Mos u besoni personave të panjohur të cilët prezantohen rrejshëm si zyrtarë policorë dhe kërkojnë para. Mos dërgoni mjete financiare përmes kanaleve të pasigurta.
Çdo rast të dyshimtë raportojeni menjëherë në Policinë e Kosovës.
Siguria juaj është prioriteti ynë.
Kujdes nga mashtrimet!
Poziv građanima da ne nasedaju na prevare
Mitrovica Sever, 18. Septembar 2025
Dana 18.09.2025. godine oko 09:20 časova, u policijskoj stanici u Zubinom Potoku, podnosilac žalbe M/S/K prijavio je slučaj prevare, gde ga je kontaktirala nepoznata osoba, koja se lažno predstavila u ime zamenika direktora Regionalne Direkcije Severne Mitrovice, potpukovnika Vetona Elšanija, i zatražila finansijsku pomoć. Žrtva je poslala iznos od 1.000 evra na adresu koju je osumnjičeni zahtevao, a nakon slanja novca komunikacija je prekinuta.
U konsultaciji sa državnim tužiocem, pokrenut je postupak za krivično delo „Prevara“, dok nadležne policijske jedinice nastavljaju sa istragom.
Slični slučajevi lažnih poziva prijavljeni su ranije i u drugim gradovima Kosova, kako na jugu tako i na severu, gde su osumnjičeni tražili finansijska sredstva na ime zamenika direktora Elšanija.
Kosovska policija apeluje na sve građane da pokažu maksimalan oprez i da ne nasedaju na telefonske prevare ili sumnjive poruke, koje su prijavljene uglavnom iz Bosne i Hercegovine i Crne Gore, niti na bilo kakve sumnjive telefonske pozive.
Ne verujte nepoznatim osobama koje se lažno predstavljaju kao policajci i traže novac. Ne šaljite finansijska sredstva preko nesigurnih kanala.
Odmah prijavite svaku sumnjivu aktivnost Kosovskoj policiji.
Vaša bezbednost je naš prioritet.
Čuvajte se prevara!