Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Trajnimi “Menaxhimi i vijës së mesme”

Prishtinë, 23 dhjetor 2020
 
Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, disa nga zyrtarët policorë të cilët kanë kryer trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”, kanë prezantuar hulumtimet e realizuara, para  u. d. Drejtorit të Përgjithshëm dhe nivelit të lartë ekzekutiv të policisë.
 
Disa nga temat e përzgjedhura për prezantim, si rezultat i hulumtimeve të zyrtarëve policorë të ndara në grupe ishin:
 
1.      Përdorimi i internetit nga zyrtarët policorë  në trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”.
 
2.      Aktivitetet policore gjatë pandemisë ‘Covid 19’ në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.   
 
3.      Ndikimi i pandemisë ‘Covid  19’, në dhunën në familje.  
 
4.      Roli i policisë në hetimin e veprave penale të kryera nga të miturit në bazë të ligjeve të aplikuara në Kosovë.
 
Këto hulumtime të realizuara nga zyrtarët policorë të cilët kanë kryer trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”, do të merren në shërbim të Policisë së Kosovës, për analizë dhe implementim sipas vlerësimeve dhe nevojës policore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje