Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Transferohet një i dënuar nga Shqipëria për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një (1) transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë.
Me datën 12.05.2026 është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, shtetasi i Kosovës R. F. i dënuar në shtetin e Shqipërisë për veprën penale: ‘trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 287/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ku i njëjti pas transferimit, i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin shqiptar. Transferimi u realizua përmes pikës kufitare Vërmicë nën masa të rrepta të sigurisë.
Transferimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje