Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U arrestua personi i kërkuar

Ekipe të policisë së Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë arrestuar personin SH.T, 31 vjeçar ( M/SH/K),  i kërkuar për veprën penale ‘‘’Detyrimi’’ në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore, me dënim burgu prej 9 ( nëntë ) muaj.

Pas mbajtjes së seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë është duke u zhvilluar procedurë tjetër , për shkak të veprës penale, në bashkëkryerje ‘’Vjedhje’.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës .

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje