Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton zyrtarët policorë që po kujdesen për sigurinë në vend

KOMUNIKATË PËR MEDIA

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton zyrtarët policorë që po kujdesen për sigurinë në vend

Prishtinë, 31 dhjetor 2020

Megjithëse, viti i ri pritet me kureshtje të madhe dhe familjet janë ambientet më të ngrohta për kapërcimin e momentit të ndërrimit të mot moteve, posaçërisht në këtë periudhë pandemie në të cilën po kalojmë, Policia e Kosovës, zyrtarët e saj si gjithnjë edhe gjatë këtyre momenteve janë në kryerje të detyrës dhe po punojnë me përkushtim për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë.

Për t’i mbështetur dhe inkurajuar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale zyrtarët policorë, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë, Kolonel Gazmend Hoxha Drejtori i Departamentit për Operacione, Arbnesh Ajvazi Drejtor i Divizionit për Siguri Publike dhe Gëzim Dibrani
Zv. Drejtor Rajonal i Prishtinës në Policinë e Kosovës, vizituan stacionin policor Jugu në rajonin e Prishtinës dhe njësinë policore e cila ishte në detyrë në hyrje të autostradës tek Veterrniku.

Zyrtarëve policor në detyrë dhe stafit mbështetës iu uruan vitin e ri 2021, me këtë rast falënderuan për vullnetin dhe kurajën që po tregojnë në çfarëdo kohe dhe rrethane për t’i shërbyer qytetarëve të vendit pa dallim.

Po ashtu, përmes kësaj komunikate z. Mehmeti u.d. drejtor i Përgjithshëm në emër të Policisë së Kosovës uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e Vitit të Ri, dhe garanton mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendin për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ofrim të shërbimeve efikase policore edhe në vitin në vijim, për të garantuar një ambient të qetë, të sigurt dhe pa brenga për qytetarët tanë.

Me respekt
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje