Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U.d, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin MEHMETI priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman RAMA

Prishtinë, më 25 nëntor 2020

Sot, më 25.11.2020, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin MEHMETI priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman RAMA.
Takimi, kishte një shkas të veçantë, i cili vije pas një ndihme në aspektin mjekësor që ka realizuar FSK-ja, karshi PK-së. FSK-ja-Qendra Mjekësore me personelin mjekësor të saj, ka realizuar një proces të testimeve serologjike për një numër prej 612 (gjashtëqind e dymbëdhjetë) zyrtarëve të PK-së.

U.d. Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Samedin MEHMETI, falënderoi Gjenerallejtënant Ramën dhe personelin mjekësor të FSK-së për gatishmërinë për të kryer testimet e një numri të zyrtarëve policorë. Bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve ka qenë i vazhdueshëm, por më herët ka qenë në aspektin operativ e tani po pasurohet edhe në aspektin mjekësor me një ndihmë konkrete të ofruar nga FSK-ja. Bashkëpunimi ndërinstitucional i këtyre dy institucioneve, pos aspektit human në këtë rast, është edhe një lloj ëndrre e brezave që të shohin institucione të tilla që bashkëpunojnë në të mirë të atdheut.

Gjenerallejtënant Rama, tha se kemi respekt për uniformën, prandaj këtë aktivitet e kemi zhvilluar me dëshirë, kur kemi parasysh se po bashkëpunojnë mes vete dy institucionet më të besueshme, më kredibile të Republikës së Kosovës. Gjenerallejtënant Rama, shprehu gatishmërinë për bashkëpunime edhe në të ardhmen dhe me mbështetje në forma të ndryshme për projektet e PK-së, përfshirë ofrimin e përvojave të FSK-së në aspektin e sigurimit të pajisjeve të veçanta që mund t’i shërbejnë PK-së.

Në fund të takimit, u.d, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. MEHMETI ndau letër falënderim për Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës-Gjenerallejtënant Rrahman RAMA dhe ekipin mjekësor të FSK-së.

 

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje