Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U.D Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti sot priti në takim Ambasadorin e Hungarisë H.E. József Bencze

U.D Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti sot priti në takim Ambasadorin e Hungarisë H.E. József Bencze. Ambasadori hungarez uroi Drejtorin për pozitën si dhe shprehu bashkëpunimin e kësaj ambasade me Policinë e Kosovës.

Në takim u biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me atë hungareze dhe tema konkrete si: siguria në trafik dhe eksperiencat në trajnime.

U.D Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe theksoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj duke u angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në funksion të sigurisë së përgjithshme”

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje