Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdojnë aktivitetet e policisë në zbatim të Urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”

Prishtinë, më 29 dhjetor 2023
Me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në trafik dhe në veçanti parandalimit të aksidenteve, Policia e Kosovës është duke e zbatuar një urdhër operativ, nga i cili dalin detyra e aktivitete shtesë për policët e përfshirë në zbatim të këtij urdhri.
Gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara (28.12.2023), në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë Pika Kontrolli për Vetura (PKV), kështu: në rajonin e Prishtinës janë realizuar 157 PKV, në rajonin e Gjilanit 85 PKV, na të Ferizajt 72 PKV, në rajonin e Prizrenit 41, në rajonin e Gjakovës 46, në rajonin e Pejës 51 PKV, në rajonin e Mitrovicës Jugu 61 dhe në rajonin e Mitrovicë Veri 20 PKV, po ashtu nga njësitet qendrore të trafikut janë realizuar edhe 34 PKV, pra gjithsej 567 Pika Kontrolli për Vetura.
Policia, për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, ka konfiskuar patentë shoferët e 62 drejtuesve të automjeteve.
Policia edhe një herë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente e në veçanti të ruhet shëndeti e jeta e qytetarëve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje