Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdojnë aktivitetet për ngritjen e sigurisë në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor me motoçikleta, kanë filluar të operojnë në rrugët nacionale dhe rajonale të këtij rajoni.
Qëllimi i këtij angazhimi është zbulimi i kundërvajtjeve në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, sidomos në zonat e identifikuara më herët si me rrezikshmëri të shtuar.
Vetëm gjatë tri ditëve të para të operimit, nga ky njësit janë shqiptuar mbi 45 fletëparaqitje për kundërvajtje, janë konfiskuar 13 skuterë të paregjistruar, si dhe janë shqiptuar tiketa për shkelje të tjera si përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mosrespektimi i dritës së kuqe etj.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë rrugore dhe në forcimin e prezencës në terren, veçanërisht gjatë sezonit veror kur intensiteti i qarkullimit është më i lartë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-26
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
49
Aksidentet Pa te Lenduar
2182
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
30
Arrestime
14
Ne Mbajtje