Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdojnë aktivitetet për siguri në trafik

Njësia Rajonale e Trafikut në Prishtinë, në kuadër të planifikimeve operative me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion dhe rritjes së sigurisë rrugore, është duke zbatuar kontrolle të shtuara të trafikut.
Plani i cili ka filluar dje në Bresje të Fushë Kosovës, ka për fokus kontrollet për :
• Mospërfilljen e semaforëve
• Përdorimin e telefonit gjatë ngasjes etj.
Përveç kësaj, në terren, në lokacione të tjera, janë të angazhuara edhe patrulla me vetura inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve.
Gjatë ditës së djeshme, nga zyrtarët e Njësitit Rajonal të Trafikut në Prishtinë,
• ndaj 11 shoferëve është shqiptuar masa e konfiskimit të përkohshëm të patent-shoferit si dhe janë shqiptuar 226 tiketa për kundërvajtjet të ndryshme prej tyre vetëm në Bresje 64 tiketa.
Njësia Rajonale e Trafikut apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së jetës dhe pjesëmarrësve në komunikacion.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje