Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdon fushata në përkrahje të kandidatëve për të aplikuar në Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës, me qëllim të informimit për aplikim dhe inkurajimin e kandidatëve të rinj (të komuniteteve pakicë), të cilët mund të aplikojnë në konkursin e Policisë së Kosovës, sot me datën 12.05.2023, ka zhvilluar takime në Drejtorinë Rajonale Policore (DRP) Ferizaj, gjegjësisht në komunën e Shtërpcës.
Të rinjve (kandidatë të mundshëm për aplikim në PK), iu prezantua puna policore, shërbimi për sigurinë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve si mision human. Po ashtu atyre iu sqaruan forma e aplikimit, procesi i rekrutimit, iu shpërndanë fletëpalosje me sqarime rreth procedurave të konkursit.
Policia e Kosovës falënderon misionin e OSBE-së për bashkëpunim dhe përkrahjen që i ka ofruar Departamentit të Burimeve Njerëzore në realizimin dhe organizimin e këtij aktiviteti në dy DRP-të përkatëse.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje