Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdon kampanja vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, më 21 tetor 2021
Në kuadër të kampanjës vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore, që është duke u mbajtur në Kosovë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në mbështetje të Terre des Hommes sot me datën 21 tetor 2021, në Prishtinë, ka organizuar tryezën që për qëllim ka pasur fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke përfshirë edhe bashkësitë fetare.
Pjesëmarrës në këtë tryezë kanë qenë përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, si zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyra e Avokatit të Popullit, ndërsa nga bashkësitë fetare prezentë kanë qenë zyrtarë nga kryesia e Bashkësisë Islame (BIK), zyrtarë nga kisha katolike në Kosovë si dhe organizatat joqeveritare Terre des Hommes dhe Caritas Kosova.
Zyrtarë nga Policia e Kosovës, që në fillim pasqyruan trendin e trafikimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ta parandaluar këtë dukuri, pastaj secili nga pjesëmarrësit bëri një prezantim nga këndvështrimi i institucionit që përfaqësonte, duke e vlerësuar lart organizimin e tryezës dhe nevojën e domosdoshme për bashkëpunim.
Gjatë kësaj tryeze u parashtrua nevoja dhe gatishmëria e secilit që të fuqizojë bashkëpunimin dhe të jenë pjesëmarrës aktivë në të gjitha aktivitetet, si qendrore ashtu edhe lokale, në parandalimin e kësaj dukurie si një e keqe që rrezikon vendin tonë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje