Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdon operacioni policor ‘Mjegulla’, arrestohet edhe një i dyshuar dhe konfiskohet një sasi e lëndëve narkotike

Prishtinë, më 6 janar 2023
Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë vazhduar edhe sot realizimin e planit operativ ‘Mjegulla’. Dje ishte arrestuar një person i dyshuar dhe ishin konfiskuar rreth 40 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë ‘marihuanë.
Kurse, sot më 06.01.2023, rreth orës 09:30, kanë vazhduar kontrollet në një depo dhe objekte tjera përcjellëse në Gjakovë. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe rreth 6 kg e 383 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë. Kurse në dy lokacione tjera në Prishtinë e Podujevë janë gjetur e konfiskuar edhe: 88 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
Policia ka arrestuar të dyshuarin B.B., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kurse një të dyshuar tjetër (i njohur për policinë) nuk është hasur dhe i është lënë ftesa për lajmërim në polici.
I dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje