Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdon plani operativ ‘Skuteri’

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri’’. Në kuadër të këtij aktiviteti sot, policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak parregullësive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 18 gjoba kundërvajtëse, prej tyre:
• Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 12 gjoba
• Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer, 1 gjoba
• Drejtimi i motoçikletës pa helmet, 1 gjoba
• Motoçikleta të konfiskuara, 4
Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.
Apelojmë tek motoçiklistët që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje