Prishtinë, 08 maj 2014
Nga data 01 Maj 2014 Policia e Kosovës ka filluar implementimin e planit policor të quajtur “Java e Sigurisë” në komunikacionin rrugor me zero (0) tolerancë ndaj shkelësve të ligjit, plan ky i cili do të vazhdoj edhe më tutje.Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë ky angazhim i pandërprerë i Policisë së Kosovës, në gjithë territorin e sajë, ka të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, ruajtjen e jetës së qytetarëve si pjesëmarrës në trafik, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por ka për qëllim ngritjen e nivelit më të lartë të sigurisë në trafik, andaj kërkon dhe njëherit APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, duke përfshirë edhe këmbësorët, me të vetmin qëllim pra, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, pasi që shifrat e aksidenteve të tilla janë shqetësuese dhe shumë brengosëse edhe për vetë Policinë e Kosovës.Plani policor “Java e sigurisë” ka dhënë rezultate pozitive në aspektin e zvogëlimit të aksidenteve dhe në mbarëvajtjen/ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor. Pasqyra e të dhënave të cilën e gjeni në vijim flet për angazhimet e shtuara të Policisë së Kosovës, ku ka ndërmarr masa ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacionin rrugor e në veçanti edhe ndaj këmbësorëve të cilët janë kategoria më e rrezikuar në komunikacionin rrugor.
Java e parë 01-07.05.2014
|
Llojet e kundërvajtjeve: |
Gjithsej |
|
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar |
3418 |
|
Drita e kuqe – semafori |
54 |
|
Tejkalim ne vije te plote |
77 |
|
Tejkalim i kolonës se automjeteve |
10 |
|
Mos respektimi i përparësisë së kalimit |
11 |
|
Mos respektimi i këmbësorëve |
26 |
|
Drejtimi nën ndikimin alkoolit |
8 |
|
Parkimi i pa rregullt |
889 |
|
Kthimi-rrotullimi-lëvizja mbrapa |
21 |
|
Drejtimi i mjetit pa Patentë Shofer |
532 |
|
Lëvizja në drejtimin e ndaluar |
33 |
|
Rrypi i sigurisë |
995 |
|
Mos mbajtja e distancës |
55 |
|
Nisje e automjetit në mënyrë të vrullshme |
32 |
|
Modifikimi i automjetit (Atest)/Tahogaf |
26 |
|
Mos respektimi i shenjave të komunikacionit |
732 |
|
Mbingarkesa-ngarkesa e pa rregullt në automjetit |
37 |
|
Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit-gomat |
32 |
|
Kalimi i afatit të regjistrimit të automjetit |
562 |
|
Gabimet e këmbësorit gjatë lëvizjes |
442 |
|
Manipulimi i pasigurt me automjet |
43 |
|
Mos përshtatja e shpejtësisë- Kushteve të rrugës |
60 |
|
Drejt. auto. me targa te huaja pa prezencën e pronarit |
23 |
|
Punimet në rrugë /Infrastruktura rrugore/H e mbeturin. |
0 |
|
Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore |
17 |
|
Mosrespektim i urdhërit te policit |
20 |
|
Mos përdorimi i dritave |
488 |
|
Përdorimi i telefonave |
157 |
|
Veprat penale Rrezikim i Komunikacionit sipas Kodit Penal |
14 |
|
Shoferi i motoçikletës pa përdorimin e helmetës |
15 |
|
Mos posedimi i dokumenteve te automjetit me veti |
250 |
|
Bartja e me shume personave ne mjet |
28 |
|
Pa certifikatë mjekësore |
5 |
|
Makinat Bujqësore pa drita |
10 |
|
Xhamat e errëta |
155 |
|
Fëmiu nen moshën 12 vjeçar ne ulësen e përparme |
61 |
|
Pasagjeret kundërvajtës |
6 |
|
Masa sipas ligjit për transport te udhëtarëve |
9 |
|
Te tjera (bazuar në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion Rrugor) |
305 |
|
TOTALI I GJOBAVE NGA TE GJITHA RAJONET POLICORE |
9658 |
Shënim: Vlen të ceket se mjetet e grumbulluara nga gjobat e shqiptuara janë të rregulluara në bazë të Ligjit mbi Sigurinë në Komunikacionin Rrugor nr. 02/L-070, ku këto të hyra sipas ligjit në fjalë grumbullohen në buxhetin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës, gjegjësisht komunës përkatëse ku është shkaktuar kundërvajtja, ndërsa buxheti i Policisë se Kosovës nuk përfiton nga këto mjete, pasi këto mjete nuk derdhen ne buxhetin e PK-se.Apelin me video-link mund ta gjeni në web-faqen
http://www.kosovopolice.com/?page=1,49,168