Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vdekje e dyshimtë

Nashec-Prizren, 13 mars
Rreth orës 07:40 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në bodrumin e Shkollës Fillore “Luigj Gurakuqi” ishte gjetur pa shenja jeta punëtori teknik i cili përkujdesej për ngrohtoren e shkollës. Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i hetuesve rajonalë dhe krim teknika. Po ashtu në vendin e ngjarjes ishte edhe prokurori i shtetit dhe mjeko ligjorët të cilët e kanë marrë trupin e pa jetë për autopsi. Në vendin e ngjarjes kontributin e tyre e ka dhënë edhe një njësi e zjarrfikësve. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe inspektorët e punës. Pas hetimeve fillestare nuk janë vërejtur dëmtime në sistemin e ngrohtores. 

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje