Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vdekje e dyshimtë

Skenderaj, 28 Gusht 2025
Sot, me datë 28.08.2025, policia në Skenderaj ka pranuar njoftimin se dyshohej për një person pa shenja jete në vendbanimin e tij, në një fshat të Skenderajt. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu është njoftuar edhe emergjenca e QKMF në Skenderaj. Mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete.
Të gjitha njësitë kompetente kanë dalë në vendin në ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 65 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar si ,,Vdekje e dyshimtë”.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje