Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Veprime të shtuara policore në sensibilizimin e shoferëve për rreziqet e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes

Mitrovicë, 25 maj 2023
Në vazhdën e angazhimeve policore në ngritjen e masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të vetëdijesimit të shoferëve për rreziqet e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, gjatë kësaj jave në kuadër të Drejtorisë Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po zhvillohet fushatë me aktivitete dhe masa shtesë, veçanërisht për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet duke përdorur telefoni.
Përveç kontrolleve e masave ndëshkimore në parandalimin e aksidenteve ne trafik, policia për shoferët në trafikun rrugor po shpërndanë fletushka me përmbajtje sensibilizues për pasojat dhe rreziqet e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, ku përmes kësaj fushate synohet të vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik në veçanti shoferët e automjeteve.
Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje