Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, më datën 22.12.2025, rreth orës 13:50, është informuar se në rrugën “Ahmet Gjikolli”, në Pejë, kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar.
Njësitët policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjёherё ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё pёr tretman mjekёsor.
I dyshuari i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, nё vendin e ngjarjёs nga hetuesit janё gjetur dhe sekuestruar tri (3) gёzhoja.
Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanё punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt.
Sot me datёn 02.01.2026 rreth orёs 12:00, i dyshuari ёshtё vetёdorёzuar, i njëjti ka dorёzuar edhe armёn se bashku me tre (3) fishek, me tё cilёn dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti nё prezencёn e avokatit mbrojtёs ёshtё intervistuar nga Hetuesit dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.