Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vetёdorёzohet i dyshuari për veprën penale “ Vrasje nё tentativë”

Pejë, 14 korrik 2026
Stacioni Policor në Pejë, më datën 13.07.2026, në orën 22:36, është informuar se në rrugën “Mbreti Pirro”, në Pejë, kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar.
Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjëherë ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK- Prishtinё pёr tretman mjekësor, dhe sipas mjekёve gjendja e tij ёshtё stabile.
I dyshuari për kёtë rast ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalë tё gjitha njёsitet kompetente, drejtori rajonal dhe prokurori i shtetit.
Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanë punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim pёrkatёs ligjor ёshtё bёrё bastisja e shtëpisë së personit tё dyshuar, gjatё bastisjes janё gjetur dhe sekuestruar: 73- fishekё cal:7.65mm, 41 fishekё 9×19, dhe 3 karikatorë.
Sot me datёn 14.07.2026 rreth orёs 02:30, i dyshuari ёshtё vetёdorёzuar, i njëjti ka dorёzuar edhe 2 armё së bashku me 2 karikatorë dhe 15 fishekё, me tё cilёn dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti nё prezencёn e avokatit mbrojtёs ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me aktvendim tё prokuror
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje